I kërkoi të kalonin natën bashkë, por ajo e refuzoi/ Si nisi konflikti në Kavajë, gruaja thirri të dashurin polic

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë tronditi mëngjesin e sotëm Kavajën.

Si pasojë e një sherri brenda një banesë në lagjen Nr.2 të qytetit, mbeti i vrarë Dritan Haxholli, ndërsa u plagos efektivi i burgjeve, Bledar Toçi.

Sipas “Dosja.al”, mollë sherri ka qenë, Marsida Qatja.

Kjo e fundit ishte e martuar dy herë dhe kishte tre fëmijë.

Mësohet se burri i dytë është në burg në Gjermani.

“Dosja.al” ka zbuluar se Marsida Qatja ishte duke ngrënë darkë me viktimën, pak para se të ndodhte krimi.

Haxholli i ka kërkuar që të kalojnë natën bashkë, por ajo e ka refuzuar, duke i thënë se nuk e do më.

Ai insistonte dhe për këtë arsye, ajo thirri policin, Bledar Toçi, i cili ishte i dashuri i saj.

Rreth orës 00:40 Haxholli hyn me kallash brenda banesës së saj dhe qëllon me kallash, duke plagosur policin.

Brenda banesës ndodheshin edhe dy persona të tjerë, miq të Marsidës.

Ky i fundit u kundërpërgjigj më  pas me pistoletën e shërbimit, duke e lënë të vdekur.

Shpërndaje
Share.

Komento