“I jashtëzakonshëm”! Britanikët nisin peticionin për të ndaluar largimin e shqiptarit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mediat britanike kanë shkruar për 18-vjeçarin shqiptar Stiven Bregu, ku e kanë cilësuar si të jashtëzkonshëm. Mbi 6 mijë britanikë kanë nisur një peticion për të parandaluar depërtimin e studentit shqiptar, i cili rrezikon kthimin në vendin e tij.

Ata e cilësojnë të riun si të jashtëzakonshëm, pasi është një student me rezultata të larta në shkollë. Stiven ka shkuar në Britani në vitin 2015, kur ai ka qenë vetëm 13 vjeç. Ai ka qenë i dhunuar nga familjarët e tij, prandaj ka emigruar edhe në një moshë kaq të vogël.

Pas mbërritjes në vendin e huaj, shqiptari u dërgua në një qendër për të mitur, ku la mbresa për aftësinë e tij për të mësuar. Ai ka bërë kërkesë për azil, por kërkesa e tij është mohuar.

“Kam studiuar shumë, jam munduar të ndërtoj të ardhmen time në Britani, e cila tashmë është shtëpia ime”,ka thënë Stiven.

Ishte mësuesi i djaloshit, Rob Shaw, i cili lançoi peticionin për të mbajtur Stiven në Angli.

“Ne kemi investuar aq shumë për Stiven. Si një qytetar britanik nuk jam aspak krenar me atë që duan të bëjnë ndaj tij. Ai është një pasurie e madhe. Ai ka kaluar provimet në nivel shumë të mirë. Ai gjithashtu ia ka dalë të sigurojë një ofertë shumë të mirë nga një firmë menaxhimi të pasurive për shkak të aftësive të tij të shkëlqyera në matematike”, tregoi mësuesi.

“Student i shkëlqyer dhe një pasuri e madhe për shkollën”, u shpreh një mësuese e tij.

Aplikimi i Stiven Bregu për të qëndruar në Britani të Madhe u refuzua pasi ai nuk u kualifikua për azil sipas rregullave të emigracionit.

Shpërndaje
Share.

Komento