Sikundër e kemi mësuar ditët e fundit Covid-19 arriti të depërtonte edhe në Kuvend, duke infektuar disa deputetë. Mes tyre është edhe deputetit Enver Roshi, gjendja e të cilit është përkeqësuar gjatë natës e për rrjedhojë është nisur për mjekim të specializuar në Turqi.
Sipas Dosja.al Roshi ka patur komplikacione në mushkëri që i ka shkaktuar pandemia e koronavirusit. Mësohet se Roshi ka pasur probleme me organin e frymëmarrjes dhe prej dy ditësh ishte shtruar në repartin e terapisë intesive në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Lajmin për gjendjen e tij të vështirë shëndetësore e dha dje në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili nga foltorja u shpreh se Roshi ishte në gjendje të rëndë. Ndaj mjekët e spitalit COVID-2, duket se kanë parë të përshtatshme trajtimin e tij jashtë vendit.