Skip to content
Rajoni

I infektuar me Covid-19, ndërron jetë kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi

· 1 min lexim

Koronavirusi i ka marrë jetën së fundmi kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Amfilohije Radoviç.

Lajmi u konfirmua nga Kisha, e cila tha se Amfilohije, 82 vjeç, vdiq në Qendrën Klinike të Malit të Zi në Podgoricë, pasi ishte shtruar aty prej datë 7 tettor pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.

Udhëheqësja e Klinikës së Pulmologjisë në këtë spital, Jellena Boroviniç Bojoviç, tha pas mesnatës së shkuar se gjendja e mitropolitit është serioze, se është intubuar dhe vendosur në ventilim invaziv.

Ndërkohë ditën e djeshme Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi njoftoi se  janë bërë 937 testime dhe  janë regjistruar edhe 354 raste të reja me koronavirus dhe tetë persona kanë humbur jetën.