I habitur për ngjarjen, flet kryeplaku i fshatit Xhyrë: Çunin e kishte gjetur me shkumë në buzë, nusen gjysmë të vdekur

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e sotme Librazhdin.

Një çift të sapomartuarish, u gjetën të helmuar në dhomën e gjumit nga nëna e djalit.

Olsian dhe Rezarta Hajdari, u transportuan me urgjencë drej spitalit të Elbasanit.

Për fat të keq, vajza ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërsa djali ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Kryeplaku i fshatit Xhyrë, ku banonin të rinjtë, ka shprehur habinë e tij në lidhje me aktin tragjik që ndërmori çifti, shkruan “Faxnews”.

Ai tregon, se Olsiani punonte emigrant në Greqi dhe kishte ardhur 5 ditë më parë për t’u martuar, ndërsa vajza ishte e papunë.

Sipas kryeplakut, familjet kishin marrëdhënie të mira, ndërsa nga shtëpia nuk janë hequr akoma lulet e dasmës.

 Ne ishim në dasëm, shkonin kaq mirë si familje, për mua ishin shumë njerëz të mirë. Habitem të gjithë kur ndodhi kjo ngjarje sot në mëngjes. Kishin 1 vit të fejuar bashkë, skanë hequr akoma lulet nga shtëpia, se ka 5 ditë që kanë bërë dasmën. S’dimë çfarë të themi, nuk kanë pasur ndonjë problem ekonomik, kanë bërë dasmë të shkëlqyeshme. Djali punonte në emigracion, vajza papunë ka qenë, 5 ditë kishte që kishte ardhur. Kishte dy muaj që kishte ardhur nga Greqia, rrinte te motra e vetë, çtë themi ne, mos të flasim para kohe. Sipas informacioneve që kam marrë ka qenë e ëma e Olsit ajo që i ka gjetur të rinjtë, ka hapur derën me forcë, çunin e kishte gjetur me shkumë në buzë, ndërsa nusen e ka gjetur gjysmë të vdekur, sa kishte arritur në spital, kishte mbaruar punë, tregon kryeplaku.

Shpërndaje
Share.

Komento