Skip to content
Të Gjitha

I futur në kuti dhe i mbështjellë me çarçaf! Dy shqiptarët tentojnë të sjellin në vendlindje të afërmin e vdekur

· 1 min lexim

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Itali, në portin e Barit.

Dy shqiptarë janë ndaluar nga policia italiane, teksa po përpiqeshin të kalonin një të afërmin e tyre që kishte vdekur, duke e futur në bagazhin e makinës.

Ata e kishin futur trupin e pajetë në një kuti dhe e kishin mbështjellë me një çarçaf.

Shqiptarët nga Kosova, po përpiqeshin që ta çonin të afërmin në vendlindje për ta varrosur.

Sipas mediave italiane, se policia e dërgoi trupin e pajetë në morg dhe nga ekspertiza mjeko-ligjore rezultoi se viktima kishte ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Dy shqiptarët janë ndëshkuar me gjobë për veprimin e bërë.