I ftoi për të formuar koalicionin, Mustafa tregon kushtin për tu ulur në bisedime me Albin Kurtin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lëvizja Vetëvendosje e dretuar nga Albin Kurti është fituesja e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë.

Në vendin e dytë, me një diferencë të vogël, renditet LDK-ja e ish-kryeministrit Isa Mustafa.

Pas numërimit të pjesës më të madhe të votave, Kurti deklaroi se do të ftojë partinë e Mustafës, për të formuar koalicionin qeverisës.

Ndërkohë Mustafa është shprehur për gazetën “Express”, se nuk ka marrë ende ftesë nga Kurti.

Më tej ai shtoi se LDK nuk do të bëjë asnjë koalicion, derisa të numërohen të gjtiha votat, përfshi ato me kusht edhe të disaporës.

“Do të bisedojmë pasi të përfundojë numërimi i të gjitha votave. Sepse, vetëm kur të përfundojë numërimi, dihet qartë se kush është i pari, respektivisht mandatari”, tha Mustafa.

Ndërkohë bashkëpunimi mes këtyre dy partive ka nisur që para dy vitesh, kur u formua koalicioni PANA, i cili tentoi të krijonte një mocion mosbesimi ndaj qeverisë Haradinaj.

Kjo gjë nuk ndodhi, pasi Haradinaj dha vetë dorëheqjen nga posti i kryeministrit.

Shpërndaje
Share.

Komento