Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

I është garantuar imunitet penal, kush është biznesmeni amerikan që mund të fundosë Bashën për lobimin rus

11:30 09/11/2019
Reading Time: 2 min lexim

Lideri i demokratëve, Lulzim Basha, u mor i pandehur ditën e djeshme, për lobimin prej 675 mijë dollarësh, me kompaninë “Muzin Capitol Partners”.

Së bashku me të në bankën e të akuzuarve kanë përfunduar edhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani dhe financier, Ilir Dervishi.

Mbi të tre rëndon akuza e “Falsifikimit të Dokumentave dhe Formularëve” për 675 mijë dollarët, që nuk janë deklaruar pranë KQZ.

Ndërkohë hetimet për “Pastrim të Produkteve të Veprës Penale” janë pushuar, shkruan “Shqiptarja.com”.

Paratë janë përdorur për disa takime dhe foto me zyrtarë të lartë amerikanë.

Sipas prokurorëve të çështjes, zyrtarët e PD kanë bërë evazion fiskal, pasi nuk kanë paguar detyrimet që rrjedhin mbi të ardhurat financiare.

Njeriu që rrezikon të rëndojë pozitat e Bashës është biznesmeni amerikan, Nicolas Muzin.

Ky i fundit ka deklaruar në thesarin e shtetit, shumën e paguar nga PD-ja.

Nga korrespondenca e Prokurorisë së Tiranës me autoritetet në SHBA, është mësuar se Muzin ka vendosur të flasë, por do garaci për imunitet penal, si në Amerikë, edhe në Shqipëri.

Autoritetet amerikane i kanë dhënë garanci se nuk do të ndiqet penalisht, nëse jep deklarime për të zbardhur ngjarjen.

Autoritetet shqiptare, duke qenë të interesuara për zbardhjen e ngjarjes, nuk janë bërë pengesë për deklarimet e shtetasit amerikan.

“Vetëm duke u pushuar akuza për pastrim të produkteve të veprës penale mund t`i jepet garanci shtetasit Nikolas Muzin nga Prokuroria Tiranë që mund të flasë lirisht në lidhje me çështjen objekt hetimi pasi nuk ka përgjegjësi penale sipas ligjeve të shtetit shqiptar”, thuhet në vendimin për dërgimin në gjyq të Lulzim Bashës, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishit.

Duke hequr akuzën për pastrim parash, Prokuroria po hap rrugën për të dëgjuar dëshminë e Nikolas Muzinit, i cili mund të shpjegojë shumë gjera rreth këtij skandali.

Dëshmia e amerikanit pritet të hedhë dritë mbi rolin e kompanisë të lidhur me Rusinë, “Biniatta Trade” dhe origjinën e 500 mijë dollarëve.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: bashalobimi rusnick muzin

Të tjera

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion
Aktualitet

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 9 protestues që qëndruan deri në orët e para të mëngjesit para Kryeministrisë, pas...

16:24 21/06/2026
Para

Ofendimet pas monologut për tekstet e reperëve, reagon sërish Nano: E kanë mbytur shqipen me shprehi serbe

Lajmet e fundit

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

11:51 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English