I drejtoi kallashin bashkëshortes, arrestohet 66-vjeçari në Vorë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një krim brenda familjes është parandaluar nga policia në Domje të Vorës.

Protagonist i ngjarjes ishte një 66-vjeçar, i cili ka kërcënuar me armë bashkëshorten e tij.

Sipas policisë, Sali Bumica, dhunonte psikologjikisht bashkëshorten, ndërsa e kërcënonte edhe me armë.

Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar kallashnikovin, me të cilin 66-vjeçari kërcënonte bashkëshorten.

Bumica tashmë do të përballet me akuzat e “Dhunës në familje” dhe “Armëmbajtjes pa leje.

Për këto vepra, kodi penal parashikon burg deri në 7 vjet.

Shpërndaje
Share.

Komento