I shpëtoi atentatit 5 vite më parë në Tiranë, miku i Shullazit në radarët e OFL

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Operacioni Forca e Ligjit ka shënjestruar ditën e sotme dy subjekte të tjerë, pasuria e të cilëve dyshohet se rrjedh nga aktiviteti kriminal.

Për 48 orë, Orges Jahelezi dhe Pajtim Serjani duhet të përgjigjen për pasurinë e tyre.

Pajtim Serjani është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare.

Ai është mik me Emiljano Shullazin dhe është dënuar për gjobvënie ndaj bzinesmenit të kafes, Julian Bregu.

Serjani u lirua pasi kreu dënimin prej tre vitesh burg, të vendosur nga Apeli.

Në Shkallën e Parë ai ishte dënuar me 7 vite, por në Apel përfitoi ulje të dënimit.

Serjani u plagos më 5 janar të 2015-ës në një lokal në rrugën e Kavajës, pasi Arjanit Sterjo, qëlloi drejt tavolinës së tij.

Kur u plagos, Serjani ndodhej në tavolinë me policin Roland Meta dhe Denis Ramanin.

Ndërsa Orges Jahelezi është pjesë e grupit të Shijakut, të drejtuar nga Astrit Avdyli.

Njoftimi i policisë

Operacioni Forca e Ligjit vijon me intensitet punën për përmbushjen e detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ nr. 1 të datës 31.01.2020., për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë, si dhe për sekuestrimin e pasurisë në kushtet e emergjencës. Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve:

– O. J., banues në Tiranë, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve, në bashkëpunim”;

– P. S., banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”; Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. Po në përmbushje të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ, OFL vijon veprimet e pandërprera, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe, duke kryer veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special. Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi.

Operacioni Forca e Ligjit ka nisur punën 2 javë më parë dhe deri më tani ka futur në sitë një sërë emrash të njohur të botës së krimit në Shqipëri.

OFL u ka kërkuar deklarimet e pasurisë, Suel Çelës, Plarent Dervishajt, Lulzim Berishës, Dash Gjokës, Emiljano Hysenajt, Durim Bamit, Ardian Çapjas, grupit të Dukagjnit, Ben Qimes, Emiljano Shullazit, Landi Muharremit, Bardhok Pllanajt, alberto Lamajt, Dritan Dajtit, Xhevdet Troplinit e Gjergj Cukalit.

Shpërndaje
Share.

Komento