Skip to content
Kryesore

I dha makinën autorit të vrasjes në Vlorë, kush është i arrestuari në Tiranë

· 1 min lexim

Detaje të reja kanë dalë  lidhur me vrasjen e 58-vjeçarit Renato Hoxha në Vlorë. Policia ka ndaluar në Tiranë Erlis Mehmetin, me origjinë nga Tropoja, i cili dyshohet se i ka dhënë makinën autorit të dyshuar të krimit, para se të ndodhte ngjarja.

Hetuesit kanë zbuluar se automjeti i përdorur për t’u larguar nga vendngjarja kishte targa të ndërruara, që dyshohet të jenë të vjedhura. Mjeti është identifikuar dhe po i nënshtrohet ekspertimit.

Gjithashtu, një nga autorët e dyshuar rezulton se është larguar në mënyrë të paligjshme drejt Greqisë.

Gjatë kontrollit ndaj Erlis Mehmetit, policia i sekuestroi një telefon celular, në të cilin janë gjetur biseda që kanë orientuar hetuesit drejt identitetit të autorit kryesor, i cili ende është në kërkim.