I dha fund jetës pasi masakroi gruan

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Krimi në familje kthehet tragjikisht në qytetin e Librazhdit.

Burri goditi me thikë gruan dhe më pas u hodh nga ballkoni i katit të 7-të në pallatin ku banonin duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Viktimat janë Daut Gjokola dhe bashkëshortja Lule Gjokola të cilët duket kanë pasur grindje në familje.

Kryefamiljari qëlloi me thikë disa herë bashkëshorten që gjeti vdekjen në spital pas plagëve të rënda. Në depresion pas ngjarjes, autori i ngjarjes i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i 7-të.

Shkak për agresivitetin mund të ketë qënë xhelozia ndërsa burime pranë familjes përjashtuan problemet ekonomike.

Shpërndaje
Share.

Komento