Skip to content
Kryesore

I dënuari për vrasje, ndërroi jetë në Burgun e Fierit/ Flet nëna e Muhamet Sallait

· 1 min lexim

Muhamet Sallait, ndërroi jetë pak ditë më parë në burgun e Fierit.

Në emisionin Me zemër të hapur, nëna e Muhametit u shpreh se djali ka qenë në burg për vrasje dhe se kur ka ndodhur ajo ngjarje, e ka dorëzuar djalin vetë me duart e saj në polici.

Ajo tha se e dërgoi djalin në burg dhe jo që të vritet në qeli. Sipas saj, djali vetëm njëherë i ka thënë se “është mërzitur pak”.

“Djalin shkoja e takoja njëherë në muaj ose dy herë në muaj. Shumë mirë ka shkuar takimi. Po më ka thënë vetëm këtë, që ‘mami jam mërzit’ por sme tha arsyej. Ka qenë i martuar dhe i divorcuar me dy fëmijë.

Shisja rroba e rrecka vetëm t’ja çoja djalit. Nuk ka pasur probleme që të rrihet me shokët, jo, ka qenë njeri i qetë.

Doktori më ka thënë se arsyeja e vdekjes ka qenë kequshqyerja, por më duket e çuditshme sepse hante. Një version mund të jetë edhe overdoza. Unë e kam çuar djalin të bëjë burgun dhe jo ta vrasin. Muhameti ka qenë përdorues i drogës më parë, por e kishte lënë, tha nëna e Muhamet Sallait.