Skip to content
Aktualitet

I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, arrestohet në Durrës 49-vjeçari

· 2 min lexim

Një 49-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Durrës. Ermir Dervishi ka qenë i dënuar me burgim të përjetshëm që nga viti 1999 për një vrasje të kryer nga vetë 49-vjeçari.

Dervishi do të ekstradohet drejt Italisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Pas disa informacioneve të marra prej disa kohësh, policia e Durrësit në bashkëpunim me të Interpol Tiranën bëri të mundur edhe arrestimin e 49-vjeçarit Ermir Dervishi, ku do të bëhet edhe ekstradimi i tij për llogari të drejtësisë italiane.

Njoftimi i policisë: 

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arrestohet një shtetas shqiptar me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i dënuar me burgim të përjetshëm, për kryerjen e veprës penale “Vrasja”.

Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirëorganizuar, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Ermir Dervishi, 49 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi Ermir Dervishi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit të Alessandrias, në datën 18.02.1999 e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për kryerjen e veprës penale “Vrasja”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.