Skip to content
Të Gjitha

I dënuar me burgim të përjetshëm, ja si ra shqiptari në duart e policëve gjermanë

· 1 min lexim

Një 28 vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në Mindelheim në Gjermani.

I riu shqiptar u ndalua pasi po drejtonte mjetin duke folur në telefon. Kjo ishte edhe arsyeja se përse policia gjermane e ka ndaluar të riun, por gjatë kontrollit ata kanë zbuluar se personi i cili ndaluan ishte në kërkim për një vrasje.

Kjo vrasje kishte ndodhur në Kosovë. Për të riun, drejtësia e Prishtinës kishte lëshuar edhe një njoftim për kërkim ndërkombëtar.

I riu, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije, është dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykatat e Kosovës.

Pritet që brenda këtyre ditëve të bëhet edhe ekstradimi i tij.