I dënuar me burg në mungesë, Agim Kajmaku kërkon lirinë nga arratia

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-kreu i Bashkisë së Vlorës, i cili ndodhet në arrati, ka apeluar vendimin për masën e sigurisë, “Arrest me burg”.

Policia ndërkohë po vijon kërkimet për gjetjen e ish-zyrtarit socialist.

Më 12 nëntor, Gjykata e Tiranës, vendosi “Arrest me burg” për Kajmakun.

Gjithashtu u urdhërua edhe kontrolli i banesës së tij, për të gjetur prova në lidhje me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Agim Kajmaku u shkarkua nga KQZ, pasi kishte fshehur një dënim në Greqi, të cilin nuk e deklaroi në formularin e dekriminalizimit.

Prokuroria e Përgjithshme nisi hetimet dhe arriti të provonte se Kajmaku, duke përdorur emrin e rremë, Jorgo Toto, është dënuar për falsifikim kartëmonedhash në Greqi.

Pas vendimit të KQZ, Kajmaku ka shkarkuar nga detyra dy nënkryetarët e bashkisë, edhe pse vetë ishte zyrtarisht i shkarkuar.

Agim Kajmaku u akuzua nga PD, e cila kërkoi që të bëhej verifikimi i shenjave të gishtërinjve.

Fillimisht Kajmaku mohoi akuzat e opozitës, ndërsa më pas publikoi vendimin e Gjykatës së Janinës, që e kishte shpallur të pafajshëm, duke thënë se nuk kishte dijeni për dënimin në Greqi.

Ndërkohë ditën e sotme, Prokuroria ka sekuaestruar celularin e Gentian Picarit.

Kyi fundit u emërua nga Agim Kajmaku, ditën që vetë u shkarkua nga KQZ-ja.

Shpërndaje
Share.

Komento