Alarmi për grabitjen e bankës, endacaku ngre në këmbë Policinë e Tiranës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një endacak ka ngritur në këmbë policinë e Tiranës mëngjesin e sotëm, rreth orës 04:30.

Endacaku njoftoi se në Kombinat disa persona po tentonin të grabisnin një bankë.

Sipas “Top Channel”, gjithashtu ka rënë edhe alarmi i bankës.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe zjarrfikësja, por alarmi ka rezultuar fals.

Pasi u shuajt zjarri, policia ka këqyrur kamerat e sigurisë dhe ka kuptuar që nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Zjarri ka shkaktuar disa dëme, ku është krisur edhe xhami i bankës.

Shpërndaje
Share.

Komento