Skip to content
Kronikë

I dënuar me 11 vite burg në Itali, arrestohet 50-vjeçari në Kurbin (Emri)

· 2 min lexim

Ditën e sotme, Policia e Kurbinit ka arrestuar një 50-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.

Më herët ai ishte dënuar me 11 vjet dhe 5 muaj burg për vjedhje.

Sipas informacioneve të policisë bëhet me dije se 50-vjeçari është Agron (Dashamir) Paja, i cili është arrestuar në Gjorm.  Ndërkohë materialet procedurale të arrestimit, iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

I dënuar me 11 vite e 5 muaj burg për vjedhje në Itali, lokalizohet dhe kapet në Kurbin 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi.

Policia e Kurbinit dhe Interpol Tirana, pas marrjes së informacionit për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, finalizuan operacionin policor të koduar “Gjormi”, si rezultat i të cilit u kap në fshatin Gjormë, shtetasi A. (D).P. 50 vjeç, banues në fshatin Gjormë.

Këtë shtetas, Gjykata e Imperias / Itali, me vendim penal në vitin 2013, e ka dënuar me 11 vite e 5 muaj burg, për veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga Kodi Penal italian.

Arrestimi i tij, u bë i përkohshëm me qëllim ekstradimi në shtetin italian, ku vijojnë procedurat nga Interpol Tirana.

Materialet procedurale të arrestimit, iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

angazhimpërkushtimsakrificë ‍️

tëvendosurkundërkrimit

24/7nëçdoskajtëvendit