Deputeti Ervin Salianji do të transferohet në burgun e Fierit, ku do të kryejë dënimin e dhënë nga Gjykata e Apelit, me 1 vit heqje lirie. Kjo u bë e ditur nga avokati i Salianjit, Ledio Braho, i cili tha se ligjvënësi demokrat do të vuajë dënimin në burgun që i ka caktuar regjimi. Braho tha se jemi në kushtet e një vendimmarrjeje haptazi politike, edhe pse ai zgjodhi që të përballet me burgun vullnetarisht. Ervin Salianji u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës pasditen e sotme, duke zgjedhur kështu të përballet me regjimin, sikundër ai e konsideroi, dënimin e dhënë nga Apeli. Salianji dhe PD e konsiderojnë vendimin e Apelit si politik, të urdhëruar nga Edi Rama. PD vendosi të ndërpresë marrëdhëniet institucionale me mazhoracën e Edi Ramës.
Nga bankat e shkollës në Tiranë në luftën e Sirisë, rrëfimi tronditës i djalit shqiptar që u mor 8-vjeç në Xhihad: “Mami vendosi të iknim pranë babait”
Një nga historitë më të rënda të fëmijëve shqiptarë të përfshirë në luftën e Xhihadit është ajo e Abdit, i...








