Skip to content
Të Gjitha

I dehur në timon, ja çfarë mase ka kërkuar Prokuroria për Aleksandër Gjokën

· 1 min lexim

Gjykata do të japë sot masën e sigurisë për këngëtarin e njohur Aleksandër Gjoka.

Ky i fundit u arrestua ditën e djeshme, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Pasi iu nënshtrua testit të alkoolit, rezultoi se Gjoka kishte kaluar normën e lejuar.

Aparati matës i alkoolit shënoi 0.66 mg/l.

Ndërkohë prokurorja Elsa Kareci kërkoi masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për këngëtarin.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. Gj., 60 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi më datën 23.12.2019, rreth orës 00.15, është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4 në rrugën “Sotir Caci” duke drejtuar mjetin veturë, tip ‘Chevrolet”.

Pas testimit me aparat “Drager”, nga shërbimet e Policisë Rrugore  rezultoi se  ky shtetas drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” .