Skip to content
Të Gjitha

I buzëqeshur me kollare lejla dhe me dy truproje, Tërmet Peçi i lë pa fjalë të gjithë gjatë betimit

· 1 min lexim

Ka nisur konstituimi i Këshillave Bashkiakë edhe për në qarkun e Gjirokastrës, të dala nga zgjedhjet e 30 qerhorit.

Ai që ka çuditur ditën e sotme është kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi.

Të pranishëm në konstituimin e Këshillit Bashkiak të Tepelenës, kanë qenë Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaro, por edhe perfekti Aliaj.

Kryebashkiaku Tërmet Peçi ka shkuar me kravatë ngjyrë vjollcë, e njëjtë me ngjyrën e Partisë Socialiste. Ky është mandati i tretë për Tërmet Peçin si kryebashkiak i Tepelenës.

Ndërsa dy punonjës të policisë bashkiake qëndronin mbrapa Peçit, si truproja nderi, të veshur me kostum ceremonial, sikur po manifestohej ndonjë festë e veçantë.

Pak minuta më parë, u konfirmua në detyrë kryebashkiakja e Durrësit, Valbona Sako dhe kryebashkiaku i Kavajës Redjan Krali.