I bllokoi rrugën Ramës, kreu i PD në Sarandë 14 milion lek borxh OSHEE-së

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtuesi i degës së PD në Sarandë, Hariz Mema, rezulton debitor me OSHEE-në.

Një dokument i publikuar nga “Tema” tregon se biznesi i Memës ka 14 milion lek pa paguar.

Shuma fillestare ka qenë 8 milion lek, por duke shtuar edhe kamatën, ka shkuar në 14 milion.

Hariz Mema u zgjodh për herë të dytë si kryetar i PD për qarkun e Sarandës.

Ai mori 94% të votave në zgjedhjet brenda partisë, të zhvilluara nëntorin e shkuar.

Më 24 qershor të këtij viti, Mema u shoqërua në polici, për shkak të një tubimi të paligjshëm.

Ai po protestonte gjatë kohës kur kryeministri Edi Rama po zhvillonte takimet elektorale për zgjedhjet lokale.

Shpërndaje
Share.

Komento