Skip to content
Kronikë

I bënë kontroll në makinë 23-vjeçarit, policët shokohen nga ajo që gjejnë në bagazh (Detaje)

· 2 min lexim

Ditën e sotme një i ri shqiptar është kapur në flagrancë pasi po mundohej të kalonte kufirin me një të mitur e cila ishte fshehur në bagazhin e makiës që drejtonte i riu. Mësohet se 23-vjeçari shqiptar me banim në Britaninë e Madhe është  konstatuar si i dyshimtë nga punonëjsit e policisë në pikën doganore të Qafë Prushit, në hyrje të Shqipërisë, dhe më pas shërbimet e Policisë Kufitare kanë zhvilluar një kontroll të imtësishëm në automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. LL. dhe me pasagjer një 17-vjeçar.  Mësohet se gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit, u konstatua nga policët e fshehur një shtetase e mitur vëtëm 17 vjeçe, e cila tentonte të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, përmes ndihmës (transportimit) të dhënë nga shtetasi D. LL. dhe 17-vjeçari.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin D. LL., 23 vjeç, rezident në Londër, si dhe proceduan në gjendje të lirë 17-vjeçarin, banues në Kosovë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe shtetasen e mitur për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, tha policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.