Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“I bëj thirrje SPAK të hetojnë tenderat”, Hoxha për Bashkinë Vorë: Janë 11 procedura prokurimi me vlerë 14 milion euro, jo para xhepi

10:58 21/03/2023
Reading Time: 3 min lexim

Kandidati i primareve për Bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha ka denoncuar këtë të martë disa tendera korruptiv që kjo bashki ka bërë në 4 vitet e fundit dhe i bën thirrje institucioneve përkatëse që të veprojnë mbi to. Hoxha sjell në vëmendje 11 procedura prokurimi me vlerën e 14 milion eurove, për të cilat shprehet se janë firmosur në mënyrë korruptive.

Deklarata e plotë e Hoxhës:
Në cilësinë time si kandidat i Partisë Demokratike dhe i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, i drejtohem sot zyrtarisht Bashkisë Vorë, Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe institucioneve te tjera, me kërkesën për informacion, për disa tendera të zhvilluara në Bashkinë Vore gjatë katër viteve të fundit.
Shpresoj që këto institucione të bëjnë detyrën dhe të reagojnë me transparencë dhe përgjegjshmëri për tenderat përkatës.
Në të kundërt, mos-përgjigjia dhe mungesa e transparencës, do të konsiderohen si përpjekje dhe pjesëmarrje në mbulimin dhe fshehjen e korrupsionit që është bërë me këto tendera.
Bëhet fjalë, jo për lek xhepi, por për 11 procedura prokurimi me vlerën e 14 milion eurove.
Si kandidat për bashkinë e Vorës dhe si qytetar i Republikës, i bëj thirrje SPAK dhe organeve të drejtësisë shqiptare t’i hetojnë këto tendera korruptivë, të cilët qartësisht janë bere jo për punë, por për të vjedhur, sepse këta shpikin punë, jo për t’i bërë, por për të grabitur fondet. Për të futur duart në xhepat e qytetarëve të Vorës, në arkën e shtetit e ku t’u dalë.
Organet e drejtësisë e kanë për detyrë të mbrojnë çdo qindarkë të taksave të qytetarëve nga abuzimi, vjedhja dhe korrupsioni, shtetëror apo privat.
Vora në katër vitet e fundit është simbol i krimit dhe keqqeverisjes lokale të Edi Ramës. Për katër vite ka ndryshuar pesë kryebashkiakë, e megjithatë asnjë hetim nuk është kryer, asnjë kryebashkiak nuk ka shkuar përpara drejtësisë për abuzimin dhe vjedhjen e hapur që iu kanë bërë qytetarëve të Vorës.
Vora ka potenciale të mëdha zhvillimi. Është porta hyrëse e Tiranës, 10 km larg saj, por duket sot si një cep i humbur i Shqipërisë, vetëm e vetëm se taksat janë vjedhur, vetëm e vetëm se paratë e qytetarëve kanë përfunduar në xhepat e pushtetarëve.
Kësaj situate, organet e drejtësisë duhet t’i japin fund. Ua kanë borxh qytetarëve të ndershëm të Vorës. Korrupsioni galopant në Vorë e ka falimentuar Bashkinë, dhe asnjë institucion nuk ka ndërhyrë për të dënuar personat përgjegjës, për t’i kthyer qytetarëve dinjitetin e një qeverisjeje të mirë.
Prandaj i bëj thirrje SPAK të zbarkojnë në zyrat e Bashkisë Vorë dhe të marrin në kontroll një gropë të zezë ku humbin paratë e taksapaguesve, prindërve, punëtorëve dhe njerëzve të punës të kësaj zone.
Me 14 Maj, u premtoj të gjithë qytetarëve të Vorës, pa dallim partie e bindje politike, se vjedhjes dhe korrupsionit do t’i vijë fundi dhe një periudhe e re do të fillojë për ta dhe për qeverisjen lokale, në të mirë të njerëzve dhe zhvillimit të zonës.
Të gjithë personat që kanë abuzuar me paratë e tyre, e kanë vendin para drejtësisë dhe aty do të përfundojnë!
Së bashku fitojmë!

Të lidhura

Durrësi mikpret kulturat e botës në edicionin e 6-të të Festivalit Ndërkombëtar Folklorik
Aktualitet

Durrësi mikpret kulturat e botës në edicionin e 6-të të Festivalit Ndërkombëtar Folklorik

Qyteti i Durrësit është kthyer këto ditë në një skenë shumëngjyrëshe të kulturës dhe traditës, falë edicionit të 6-të të...

18:37 03/07/2025
Rifillojnë gërmimet arkeologjike në kalanë e Gjirokastrës, zbulohet kulla e shekujve IV-VI
Aktualitet

Rifillojnë gërmimet arkeologjike në kalanë e Gjirokastrës, zbulohet kulla e shekujve IV-VI

Pas afro tri dekadash ndërprerje, kanë rifilluar gërmimet arkeologjike në kalanë e Gjirokastrës, një prej monumenteve më të rëndësishme historike...

18:12 03/07/2025
Para
“Tërmet” në Policinë e Shtetit, ndryshohen shefat në këto komisariate (Emrat)

"Tërmet" në Policinë e Shtetit, ndryshohen shefat në këto komisariate (Emrat)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rikthen traditën, Papa Leoni XIV do të kalojë pushimet verore në Castel Gandolfo

Rikthen traditën, Papa Leoni XIV do të kalojë pushimet verore në Castel Gandolfo

18:56 03/07/2025
Durrësi mikpret kulturat e botës në edicionin e 6-të të Festivalit Ndërkombëtar Folklorik

Durrësi mikpret kulturat e botës në edicionin e 6-të të Festivalit Ndërkombëtar Folklorik

18:37 03/07/2025
Rifillojnë gërmimet arkeologjike në kalanë e Gjirokastrës, zbulohet kulla e shekujve IV-VI

Rifillojnë gërmimet arkeologjike në kalanë e Gjirokastrës, zbulohet kulla e shekujve IV-VI

18:12 03/07/2025
Aksident në Rrugën e Arbrit, makina del nga rruga, dy të plagosur

Aksident në Rrugën e Arbrit, makina del nga rruga, dy të plagosur

17:47 03/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.