Skip to content
Të Gjitha

I arrestuar për ‘shit-blerje’ votash! Protestë në Himarë për lirimin nga burgu të Fredi Belerit

· 1 min lexim

Teksa Fredi Beleri ndodhet në burg që prej muajit maj, ditën e sotme në Himarë po zhvillohet një protestë ku kërkohet lirimi i kryebashkiakut të zgjedhur.

Sot është afati i fundit që Beleri mund të bëjë betimin e tij si kryebashkiak i Himarës, por në një situatë të tillë e ka të pamundur.

Protesta është organizuar me iniciativën e shoqatës “OMONOIA”. Ylli Manjani, pjesë e kësaj proteste u shpreh se Beleri po mbahet në burg pa të drejtë.  Në protestën  është i pranishëm edhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule.  Ndërkohë që nga ana tjetër mediat greke raportuan se policia shqiptare ka tentuar të pengojë zhvillimin e protestës së paralajmëruar në Himarë, për lirimin e Fredi Belerit.

Në lejen e siguruar shihet qartë se nuk ka pasur një gjë të tillë, por theksohet se janë marrë masa për garantimin e zhvillimit të një tubimi normal dhe pa cënuar Sigurinë Kombëtare dhe atë publike.

Gjithashtu kërkohet që nga ana e organizatorëve të respektohet edhe afati i zhvilluar i protestës që është caktuar nga ora 18:00 deri në 20:00.