Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur ditën e sotme në Korçë. Një 39-vjeçar ka hyrë në oborrin e shtëpisë së komshiut dhe ka qëlluar me çifte në drejtim të saj.
39-vjeçari me iniciale E.A., me banim në Korçë ka qëlluar me armë zjarri tip çifte drejt banesës së një personi me inicialet D.K.
39-vjeçari ka hyrë në oborrin e D.K dhe ka hapur zjarr me çifte. Autorit iu sekuestrua arma e gjahut që e kishte pa leje.
Nuk dihen ende motivet e ngjarjes.