Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Humbjet në arsim nga pandemia, OKB: Në botë dhe në Shqipëri janë më të larta se sa priteshin

08:30 27/01/2022
Reading Time: 3 min lexim

Një studim global i Kombeve të Bashkuara (UNICEF) zbuloi së fundmi se humbjet që pandemia Covid-19 ka shkaktuar në arsim ishim më të mëdha sesa u parashikuan.

Në vendet me të ardhura të mesme, ku bën pjesë edhe Shqipëria, UNICEF thotë se, aftësitë arsimore në lexim dhe matematikë janë shumë më të përkeqësuara se para pandemisë. Të dhënat që përfshijnë vende që nga Afrika deri në SHBA referojnë se, në vendet me të ardhura mesatare 70% e 10-vjeçarëve janë të paafatë për të lexuar dhe për të kuptuar një tekst të thjeshtë, nga 53% që ishte ky tregues para pandemisë në vitin 2019.

Humbjet arsimore do të rezultojnë në fitime të munguara gjatë gjithë jetës të këtyre fëmijëve që sot përllogariten sa 14% e PBB-së aktuale globale.

“Në mars bëhen dy vjet ndërprerjesh të lidhura me COVID-19 në arsimin global. Humbjet në shkollimin e fëmijëve tashmë janë bërë të pakapërcyeshme” tha Robert Jenkins, Drejtor Departamentit të Arsimit në UNICEF.

Ai tha se, vetëm rihapja e shkollave nuk mjafton. Nxënësit dhe studentët kanë nevojë për mbështetje intensive për të rikuperuar arsimin e humbur. Shkollat gjithashtu duhet të synojnë përtej të mësuarit, duke ndihmuar në rindërtimin e shëndetit mendor dhe fizik, zhvillimin social dhe ushqimin e fëmijëve.

UNICEF ndërtoi dy shembuj ekstreme. Në Etiopi, një nga vendet më të varfra të Afrikës, fëmijët e shkollave fillore vlerësohet të kenë mësuar nga 30 deri në 40% të matematikës që do të kishin mësuar nëse do të kishte qenë një vit normal shkollor. shkruan Monitor

Nga ana tjetër, SHBA me një nga sistemet arsimore më të zhvilluara të botës, humbjet e të mësuarit janë vërejtur në shumë shtete duke përfshirë Teksasin, Kaliforninë, Koloradon, Tenesin, Karolinën e Veriut, Ohajon, Virxhinia dhe Maryland.

Në Teksas, për shembull, dy të tretat e fëmijëve në klasën e tretë rezultuan me njohuri me të dobëta se moshataret e tyre në vitin 2019.

Në disa shtete braziliane, rreth 3 në 4 fëmijë në klasën e 2-të nuk janë të aftë në lexim, nga 1 në 4 fëmijë para pandemisë. Në të gjithë Brazilin, 1 në 10 nxënës të moshës 10-15 vjeç raportuan se nuk po planifikojnë të kthehen në shkollë pasi shkollat e tyre të rihapen.

Shqipëria zhvilloi arsimin në distancë për një vit të plotë shkollor, por ende nuk ka të dhëna kombëtare të besueshme për dëmin e krijuar në aftësitë e nxënësve.

Vendet e zhvilluara të Europës, gjatë dy viteve të pandemisë, aplikuan masa të ashpra kufizuese në të gjithë fushat e veprimtarisë, përveçse në shkolla, ku nxënësve iu la mundësia të ndjekjes së mësimit në klasë. Shkollat në Francë, Gjermani etj., nuk u mbyllën asnjë ditë, ndryshe nga bizneset dhe veprimtaritë e tjera, të cilat qëndruan për rreth një vit e gjysmë të mbyllura.

Ajo që po shihet qartë në Shqipëri është tendenca, pikërisht në vitet e pandemisë, e shkurtimit të fondeve për arsimin.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2020, fondet për arsimin ishin sa 10.2% të shpenzimeve të përgjithshme buxhetore, në krahasim me 11.4% në 2019. Fondet për arsimin në raport me shpenzimet e përgjithshme buxhetore ranë në nivelin më të ulët të paktën nga viti 2013.

Ulja pritet të vijojë edhe këtë vit, për shkak të shkurtimeve që u bënë në qershor. Me gjithë fondet që administrohen nga Ministria e Financave për arsimin profesional, totali i buxhetit për arsimin arrin këtë vit në 43.7 miliardë lekë, ose 7.2% e totalit të shpenzimeve buxhetore./B.Hoxha

Të lidhura

Franca ndalon me ligj pirjen e duhanit në parqe dhe plazhe, gjobat deri në 700 euro
Bota

Franca ndalon me ligj pirjen e duhanit në parqe dhe plazhe, gjobat deri në 700 euro

Në Francë ka hyrë në fuqi një ligj i ri që ndalon pirjen e duhanit në parqe publike, plazhe dhe...

18:40 29/06/2025
Dënohet me burg përjetë në SHBA shqiptari “Mbret i Drogës”, iu sekuestruan mbi 3.4 ton kokainë
Aktualitet

Dënohet me burg përjetë në SHBA shqiptari “Mbret i Drogës”, iu sekuestruan mbi 3.4 ton kokainë

Ylli Didani, 43-vjeçari shqiptar i njohur si “Mbreti i Drogës”, është dënuar me burgim të përjetshëm nga autoritetet amerikane për...

14:40 29/06/2025
Para
U mbyllën për 3 ditë nga i ftohti polar, hapen sot shkollat në vend, rinis mësimi

U mbyllën për 3 ditë nga i ftohti polar, hapen sot shkollat në vend, rinis mësimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Franca ndalon me ligj pirjen e duhanit në parqe dhe plazhe, gjobat deri në 700 euro

Franca ndalon me ligj pirjen e duhanit në parqe dhe plazhe, gjobat deri në 700 euro

18:40 29/06/2025
Dënohet me burg përjetë në SHBA shqiptari “Mbret i Drogës”, iu sekuestruan mbi 3.4 ton kokainë

Dënohet me burg përjetë në SHBA shqiptari “Mbret i Drogës”, iu sekuestruan mbi 3.4 ton kokainë

14:40 29/06/2025
Ministria e Shëndetësisë apelon për kujdes: Këshilla për përballimin e vapës

Ministria e Shëndetësisë apelon për kujdes: Këshilla për përballimin e vapës

11:59 29/06/2025
Albin Kurti mbledh me urgjencë Këshillin e Sigurisë

Kurti pas takimit me krerët e partive në Kosovë: I ofrova dy opsione kompromisi

19:58 28/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.