Humbi të fejuarin në punë tre muaj më parë, e reja i jep fund jetës me fostoksinë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një 18-vjeçare i ka dhënë fund jetës, duke u helmuar me fostoksinë.

Mirela Beta tre muaj më parë humbi bashkëshortin, si pasojë e një aksidenti tragjik në punë.

Mateo Kozan, 18 vjeç, u shtyp nga ruli, teksa punonte në Bypassin e Levanit.

E reja e ka pasur të pamundur të kalonte këtë tragjedi dhe ndërmori aktin ekstrem, shkruan “Shqiptarja.com”.

Ajo u gjet e pajetë mëngjesin e sotëm në dhomë, nga prindërit e saj, në fshatin Vasjar të Tepelenës.

Mësohet se në duart e vajzës janë gjetur edhe gjurmë të lëndëve helmuese.

Në tre muajt e fundit, pas humbjes së bashkëshortit, kushtet psikologjike të 18-vjeçares, ishin rënduar së tepërmi.

Shpërndaje
Share.

Komento