Skip to content
Të Gjitha

Humbën jetën në janar, del analiza për vdekjen tragjike të binjakëve 5-muajsh në Berat

· 2 min lexim

Një ngjarje tragjike ndodhi në 26 janar të këtij viti në Berat.

Dy foshnje binjake humbën jetën tragjikisht, ndërkohë që prindërit e tyre dyshuan se vdekja kishte ardhur si pasojë e helmimit.

Ditën e sotme është zbardhur edhe shkaku i ngjarjes së bujshme në Berat.

Përgjigjet e analizave bakterologjike janë mbërritur në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat.

Sipas analizave, në organizmin e fëmijëve nuk kanë rezultuar mbetje toksike, ndërkohë që edhe qumështi me kuti që përdorej për të ushqyer fëmijët nuk ka pasur në përbërjen e tij elementë toksikë.

Sipas analizave të kryera në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë dhe që tashmë kanë mbërritur zyrtarisht pranë institucionit të Prokurorisë së Beratit ka rezultuar se vdekja e dy foshnjeve 5-muajshe ka qenë aksidentale dhe ka ardhur për shkak të asfiksimit nga mungesa e ajrit.

Mbulimi i tepërt i fëmijëve me batanije, pas ushqyerjes së tyre ka sjellë-sipas ekspertëve, asfiksimin e foshnjeve dhe vdekjen e tyre.

Nëna e foshnjeve 5-muajshe Merushe Agalliu, pasi kishte ushqyer fëmijët e saj binjakë me qumësht kutie, i kishte vendosur ata në krevatin e tyre për të fjetur.

Sipas përfundimit të mjekësisë ligjore, nëna i kishte mbuluar më tepër se ç’duhet fëmijët.

Kjo ka sjellë edhe sjellë asfiksimin e tyre në gjumë dhe më pas vdekjen.