Skip to content
Aktualitet

Aksidentohen në Lezhë 5 anëtarët e një familjeje, dy në gjendje të rëndë për jetën

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lezhë. Dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ku të plagosur kanë mbetur 5 anëtarë të një familjeje.

Ngjarja ka ndodhur  në afërsi të Urës së Matit. 5 anëtarët e familjes po udhëtonin në të njëjtën makinë.

Mësohet se dy prej tyre janë në gjendje të rëndë për jetën dhe se janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Nuk dihen ende shkaqet e përplasjes së automjeteve.