Një makinë ka dalë nga rruga në aksin Lushnje-Berat, me pasojë plagosjen e një 23-vjeçareje.
Drejtuesja e mjetit ka pësuar dëmtime të lehta dhe është dërguar në spitalin e Lushnjes për ndihmë mjekësore.
Dyshohet se shkak i humbjes së kontrollit ka qenë përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit.