Skip to content
Kryesore

Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, plagoset shoferja 23-vjeçare

· 1 min lexim

Një makinë ka dalë nga rruga në aksin Lushnje-Berat, me pasojë plagosjen e një 23-vjeçareje.

Drejtuesja e mjetit ka pësuar dëmtime të lehta dhe është dërguar në spitalin e Lushnjes për ndihmë mjekësore.

Dyshohet se shkak i humbjes së kontrollit ka qenë përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit.