Skip to content
Aktualitet

Humb jetën pushuesi në plazhin e Tales në Lezhë

· 1 min lexim

Një pushues ka humbur jetën në plazhin e Tales në Lezhë ditën e sotme.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se 76- vjeçari me inicialet, D.F., banues në Shkodë është mbytur teksa ishte duke u larë.

Pavarësisht ndihmës së dhënë nga pushuesit e tjerë, ai nuk ka mundor dot të mbijetojë.

Informacion paraprak

Më datë 09.07.2019, në Tale,Lezhë është mbytur në det shtetasi D.F., 76 vjeç, banues në Shkodër.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.