Skip to content
Të Gjitha

Humb jetën punëtori i qendrës tregtare në Tiranë, zbardhen detajet e para

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet. Një 32-vjeçar është aksidentuar ndërkohë që ishte në pune dhe si pasojë ka humbur jetën.

Bëhet e ditur se 32-vjeçari me iniciale L.D është aksidentuar nga një mjet pune, pirun, e si pasojë e plagëve të rënda ka humbur jetën në spital.  Theksojmë se viktima, pra 32-vjeçari është transportuar te Spitali i Traumës por pas disa orësh ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra.

Ndërkohë që drejtuesi i mjetit, 61-vjeçari me iniciale E.D është shoqëruar në komisariat, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.  Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

 Tiranë/Informacion paraprak

Paraditen e sotme, në ambientet e jashtme të një qendre tregtare, dyshohet se shtetasi L. D., 32 vjeç, punonjës i kësaj qendre tregtare, është dëmtuar aksidentalisht nga një mjet pune (pirun) që drejtohej nga shtetasi E. D., 61 vjeç.

Shtetasi L. D. është dërguar në Spitalin e Traumës dhe pas disa orësh ka ndërruar jetë, për shkak të plagëve të marra.

Shtetasi E. D. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.