Skip to content
Aktualitet

Humb jetën një person, hidhet nga kati i 5-të i një pallati në Kinostudio

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur ditën e sotme në Kinostudio. Një person, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije, është hedhur nga kati i pestë i një pallati.

Personi i cili është hedhur nga ballkoni i pallatit ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Kur ka mbërritur ndihma e shpejtë, ai ka qenë i pajetë.

Dyshohet se viktima vuante prej disa kohësh nga sëmundja e depresionit.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhen e plotë të shkaqeve.