Paraditen e sotme në ambientet e paraburgimit të komisariatit në Kukës, një person ka humbur jetën.
Personi në fjalë është Medi Gjuni 49 vjeç dhe ka ndërruar jetë pasi është dërguar në spital.
Policia bën me dije se 49-vjeçari është denoncuar nga familjarët e tij për dhunë në familje me datë 31 dhjetor dhe më pas, me datë 1 janar është bërë ndalimi i tij.
Gjithashtu mësohet se ai është ndjerë keq në paraburgim para se ta çonin në spital dhe më pas ka ndërruar jetë.
Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.