Skip to content
Të Gjitha

Humb jetën Klodjan Tanushi/ NATO nderon majorin dhe ul flamurin në gjysmë shtizë

· 1 min lexim

Vdekja edhe e major Klodian Tanushit pas katër ditësh në spital, ku ishte duke luftuar me vdekjen ka shkaktuar hidhërim, ndaj në shenjë respekti është ulur flamuri në gjysmë shtizë në bazën e NATO-s “Camp Arena” në Herat të Afganistanit.

Kontigjenti i V-të Paqeruajtes ka  nderuar sipas protokolleve ushtarake veprën sublime të dëshmoreve në rënë në Letoni, të cilët u bënë dy tashmë.

Në 6 maj në kampin Adazi në Letoni si pasojë e shpërthimit të një prej minave gjatë misioni të përcaktuar nga NATO për demontimin e tyre, ka humbur jetën nëtetarja Zarife Hasanaj dhe major Klodian Tanushi.

Ditën e djeshme janë bërë homazhet për nëtetaren, ndërsa për majorin pritet njoftimi zyrtar.