Humb jetën i riu shqiptar në Greqi, kamioni e përplas për vdekje

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Voula të Greqisë. Një kamion dhe një motor janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një 27-vjeçar shqiptar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Karmanli dhe Zefyrou.

I riu nga Shqipëria ishte drejtuesi i motrit, i cili ishte duke ecur me shpejtësi të lartë në rrugën bregdetare, në momentin kur u përplas nga një kamion.

Sipas disa dëshmitarëve, kamioni po ecte në rrugën Zefyrou, ndërsa shoferi i motorit nuk kishte vendosur as kaskë.

Drejtuesi i kamionit ishte ai që telefonoi menjëherë policinë pas aksidentit, ku u shpreh se i riu ishte me shpejtësi të lartë dhe nuk ka mundur dot ta shmangte atë.

Shpërndaje
Share.

Komento