Skip to content
Bota

Pas Boris Johnson preket nga koronavirusi edhe një ministër britanik

· 1 min lexim

Pas kryeministrit Boris Johnson, një tjetër anëtar i qeverisë britanike ka rezultuar me COVID-19.

Bëhet fjalë për Ministrin e Shëndetësisë, Matt Hancock.

Ishte vetë Hancock që e shpërndau lajmin, nëpërmjet një postimi në Twitter.

Ministri shkruan, se kishte pasur simptoma të lehta të COVID-19 dhe ishte izoluar për 7 ditë.

“Për fat të mirë simptomat ishin të lehta, kështu që un kisha mundësi që të vazhdoja punën, duke çuar përpara kundërpërgjigjen ndaj COVID-19”, shkruan në Twitter Hancock.

Ky i fundit ishte caktuar për të mbajtur konferencën e përditshme të qeverisë britanike, pas përpara se të konfirmohej pozitiv.

Përfaqësimi i qeverisë pritet t’i lihet në dorë dukës së Lancasterit, Michel Dove.

Kujtojmë këtu se pak orë më parë u dha lajmi për infektimin e Boris Johnson me COVID-19.

Johnson në Twitter njoftoi se nuk e kishte ndërprerë punën dhe se ishte vetëizoluar në Downing Street.

Britania e Madhe numëron 11.658 raste me COVID-19, në të cilët 578 viktima dhe 135 të shëruar.