Dashi
Kohët e fundit keni pasur probleme me partnerin/en, por duket se tashmë situate është nën kontroll. Ju ndiehni në paqe me veten tuaj dhe këtë arrini t’ia përcillni edhe personave të tjerë rreth jush. Në punë do të keni pak ngarkesë, të cilën duhet të dini si ta menaxhoni në mënyrë që të mos iu ‘pushtojë; stresi. Mbani parasysh që puna që bëhët nga pak në mënyrë graduale, ju krijon më shumë qëndrueshmëri dhe normalisht më pak stres.
Demi
Planetët nuk do kenë ndikim shume te madh gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne muft, prandaj ju mund te bëni atë qe dëshironi ne mënyrë qe ambienti te ngrohet me tepër. Beqaret do mbështeten gjithë kohës nga Marsi dhe do e takojnë personin e ëndrrave. Rrethanat do jene te përshtatshme edhe për te përmirësuar buxhetin. Do jeni shume te zotet ne këtë fushe.
Binjaket
Dita e sotme do jete e mire për te dashuruarit edhe pse pasioni nuk do jete aq i zjarrte sa mendohej. Përfitoni për te folur me partnerin mbi te ardhmen. Beqaret do kenë shume sukses ne dashuri dhe do e gjejnë personin qe do iu përshtatet me se miri. Ne planin financiar do arrini te kryeni investimet e duhura dhe situata do jete serish jo problematike.
Gaforrja
Një klime goxha e ngrohte do mbizotërojë gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale. Do e keni me te lehte te flisni lirisht me partnerin dhe do i shprehni ndjenjat qe para disa kohesh nuk keni mundur. Beqaret duhet te presin edhe disa dite për te gjetur dashurinë e madh. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire, prandaj bëni mire te kujdeseni me shume për shpenzimet.
Luani
Dite e mbushur me surpriza te shumta kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shfrytëzojeni ditën deri ne sekondën e fundit dhe pranoni te bëni ndonjë çmenduri te vogël. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare dhe me ne fund do i japin fund vetmisë. Situata financiare do jete e favorshme edhe për te kryer ndenje shpenzim me tepër.
Virgjeresha
As mos e mendoni ta tradhtoni partnerin tuaj gjate kësaj dite sepse reagimi i tij nuk do iu pëlqejë aspak. Nëse nuk e doni me mire ja shprehni drejtpërdrejt. Beqaret do kenë takime te ndryshme, por asnjeri nuk do ua mbushe mendjen aq sa për te krijuar një lidhje. Ne planin financiar duhet te bëni shume sakrifica qe te ruani një situate te qëndrueshme.
Peshorja
Edhe pse keni një lidhje te gjate me partnerin tuaj, sot duhet te bëni kujdes me ato qe do thoni. Ai qe keni ne krah nuk do jete me humor te mire dhe mund t’iu keqkuptoje. Beqaret nuk do kenë një dite te favorshme dhe nuk do arrijnë te krijojnë lidhjen qe kane ëndërruar. Financat do përmirësohen ndjeshëm sidomos për ata qe kane qejf lojërat e fatit.
Akrepi
Kujdes me xhelozinë e tepruar gjate kësaj dite sepse mund te keni probleme serioze me partnerin. Mos kërkoni ta detyroni atë te qëndrojë vetëm pranë jush, por lëreni te dale edhe me miqtë e ngushte. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim, por nuk do e gjejnë personin e duhur. Financat do jene ne gjendje shume me te mire nga sa mendohej.
Shigjetari
Do jeni shume kërkues ndaj partnerit tuaj sot dhe nuk do kënaqeni me aq sa ai do iu japë. Mendohuni njëherë se sa i keni dhënë ju atij. Beqaret nuk duhet te pranojnë asnjë takim për sot sepse personat qe do ua kërkojnë këtë nuk do jene te përshtatshëm për ta. Ne planin financiar do iu pushtoje optimizmi. Pak nga pak do filloni ta përmirësoni buxhetin.
Bricjapi
Dite shume e zakonshme dhe pa asgjë te veçante kjo dite për ata qe janë ne një lidhje. Do vazhdoni ta jetoni jetën ashtu si t’iu vije. Beqaret do kenë një dite te mbushur me takime dhe emocione. Do argëtoheni pa fund me personat qe do njihni. Ne planin financiar mos dëgjoni këshillat e te tjerëve, por veproni ashtu si ju mendoni ne mënyrë qe ta përmirësoni këtë sektor.
Ujori
Nëse partneri juaj tregohet i rrepte me ju dhe e tepron me ngritjen e zërit tregojani menjëherë vendim, mos prisni qe situata te ndërlikohet edhe me shume. Beqaret me shume gjasa do nisin një histori dashurie te sinqerte dhe te bukur. Situata financiare do jete shqetësuese, prandaj do iu duhet te merrni disa masa strikte ne këtë plan.
Peshqit
Nëse kohet e fundit marrëdhënia me partnerin ishte ftohur paksa, sot gjithçka do marre një tjetër drejtim. Do flisni hapur dhe do sqaroni çdo keqkuptim qe keni pasur. Për beqaret nuk ehte momenti i duhur për te filluar angazhime serioze. Prisni edhe pak kohe me tepër. Perspektivat financiare janë goxha te mira. Do shpenzoni aq sa doni dhe serish buxheti do jete i mire.