Skip to content
Kronikë

Hoqi flamurin turk nga plazhi në Gjirin e Lalzit, si 48-vjeçari i bëri “gropën vetes” dhe ra në pranga

· 2 min lexim

Një 48 vjeçar i cili hoqi me forcë flamurin turk nga një vendrojë detare, ka rënë në prangat e policisë.  Bëhet e ditur se pas disa orësh kërkime u bë i mundur arrestimi i 48-vjeçarit, me iniciale SH.S.  Theksojmë se pasi ka hequr flamurin turk, ai e ka hedhur në mënyrë demonstrative në det, ndërkohë që veprimi i tij është filmuar dhe është postuar në rrjete sociale pikërisht nga 48-vjeçari.

Njoftimi i policise:

Hoqi me forcë nga një vendrojë detare, një flamur të shtetit turk, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari.  Specialistët e Komisariatit të Policisë Durrës, pas disa orësh kërkime, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Sh. S, 48 vjeç, banues në Mazrek, Tiranë.  Kapja dhe arrestimi i tij u bë për arsye se ky shtetas, gjatë kohës që ka qenë në plazhin e quajtur “Gjiri i Lalzit”, ka hequr me forcë nga një vendrojë detare, një flamur të shtetit turk, të cilin më pas e ka hedhur në mënyrë demonstrative në det.  Ky veprim është filmuar me celular dhe më pas është postuar në rrjetet sociale, nga ky shtetas.  Shërbimet e Policisë e shpallën fillimisht në kërkim shtetasin Sh. S., pasi ishte fshehur pas ngjarjes.  Pas kërkimeve nga Policia u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit Sh. S., për veprat penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.