Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Hodhi fëmijën në lumë, Gjykata e Shkodrës cakton masën për Orjana Gremin

12:37 09/01/2023
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e sotme Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Orjana Gremin, e cila hodhi në lumin Kir foshnjën e saj të porsalindur  para disa ditësh.

Avokati i saj Bruno Pepa, është caktuar nga gjykata,  pasi e akuzuara nuk ka pasur avokat. 32-vjeçarja është transferuar në burgun e grave në Tiranë, ndërsa gjatë seancës nuk ka bërë asnjë reagim. Ajo u shfaq në gjendje të rënduar psikologjike.

Orjan Gremi është lënë në moshën 1-vjeçare nga nëna e saj tek daja dhe ai e ka rritur. Nëna e saj është larguar në Greqi ku prej 30 vitesh nuk ka kontakt me vajzën e familjen që la pas.

Ndërkohë që babai i 32-vjeçares jeton aktualisht në Fier, dhe pas divorcit, ka krijuar familjen e tij dhe s’ka kontakte as me vajzën në Shkodër apo pjesën tjetër të familjes që rrit të bijën e tij.

Së fundmi e reja jetonte në shtëpinë e dajës, në fshatin Golem, dhe prej 5-6 vitesh ishte e punësuar në një fasoneri këpucësh.

Sajmir Selmanaj, mjek roje i maternitetit në Shkodër në natën kur Orjana Gremi lindi djalin e saj tha se ajo nuk e donte fëmijën dhe se do e linte në maternitet.

Në një intervistë për Euroneës, Selmanaj tregoi se më 30 dhjetor, 32-vjeçarja, e cila hodhi foshnjën në lumin Kir, solli në jetë të birin rreth orës 11:40. Sipas mjekut, Orjana ka qenë e vetme në maternitet.

“Në momentin kur është shtruar, nuk e kam shtruar unë, pra unë jam mjeku që kam ardhur në mëngjes, kam qenë në shërbim, e kam vizituar, ka qenë e hapur 7-8 cm po them dhe ka lindur normal, ka pasur një qepje të vogël dhe kaq. Lindja e saj ka qenë normale dhe pa asnjë problem shëndetësor. Kanë ardhur kolegët e punës ku ajo ka punuar në një fabrikë këpucësh, të cilët i kanë sjellë dhurata dhe lekë dhe e kanë bindur që të mos e linte fëmijën në jetimore por ta mbante.

Me datë 4. ajo ka bërë daljen nga spital ku pasi ka kryer të gjitha procedurat ka marrë dhe çekun e bonusit të fëmijës të firmosur. Është larguar me taksi nga spitali dhe nga ai moment nuk dimë gjë më tepër. Dimë se nuk ka dashur të tregonte emrin e babait të fëmijës. Ndërsa sa i përket gjendjes shëndetësore të saj dhe të foshnjës gjatë gjithë kohës ka qenë e mirë,” – u shpreh Selmanaj.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para
Eksperti Karamuço zbulon strategjinë si i bënte për vete pastruesja pronarët që i zhvati

Eksperti Karamuço zbulon strategjinë si i bënte për vete pastruesja pronarët që i zhvati

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English