Historike/ Sot mbushen 21 vite nga fillimi i bombardimeve të NATO-s në Kosovë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e sotme mbushen plot 21 vite nga nisja e sulmeve ajrore të NATO-s në Kosovë, ndaj bazave serbe.

Në orën 19:45, forcat aleate të NATO-s, lëshuan raketat e para në Kosovë.

Urdhëri për fillimin e bombardimeve u dha nga presidenti amerikan, Bill Clinton.

Ky i fundit në të njëjtën ditë, mbajti fjalimin para amerikanëve, duke u thënë se kishte nisur operacionin ushtarak ndaj forcave të Milloshevic, për t’i dhënë fund luftës në Kosovë.

“Ne dhe Aleanca e NATO-s kemi bërë të gjitha përpjekjet, me qëllim që të arrinim një zgjidhje paqësore të konfliktit në Kosovë. Por presidenti Millosheviç, i cili në të kaluarën shkaktoi luftëra të tmerrshme në Kroaci e në Bosnjë, ka vendosur në favor të agresionit në vend të paqes”, tha Clinton në deklaratën e tij.

Sulmet ajrore të NATO-s zgjatën deri më datë 9 qershor, kur u arrit edhe Marrëveshja e Kumanovës, e cila njihet ndryshe edhe si kapitullimi i Milloshevic.

Më 11 qershor, ushtria e tij, nisi të largohej nga territori i Kosovës.

Sllobodan Milloshevic u dënua nga Gjykata e Hagës për krime lufte dhe vdiq në burg më 11 mars të vitit 2006.

Gjatë luftës së Kosovës humbën jetën mijëra djem, eshtrat e të cilëve nuk janë gjetur ende ditën e sotme.

Kosova ndërkohë që prej 17 shkurtit të 2008-ës është një shtet i pavarur, por Serbia ende nuk e ka njohur.

Shpërndaje
Share.

Komento