Skip to content
Kryesore

Hiqej si mjeku i Papës, në pranga 63-vjeçari pasi i zhvati paratë familjes me djalin autik

· 1 min lexim

Një 63-vjeçar argjentinas u arrestua në Itali, i akuzuar për mashtrim dhe ushtrim të paautorizuar të mjekësisë, pasi paraqitej si mjeku i Papës Gjon Palit II dhe i 54 kardinalëve.

Ai pretendonte të ishte specialist në terapitë neurologjike inovative dhe ofronte “transplante qelizash staminale” për familjet në vështirësi, përmes së cilave i mori një familjeje 30 mijë euro. Viktima në këtë rast ishte djali i familjes me autizëm.

Gjatë kontrolleve, policia sekuestronte 400 kartela pacientësh, mostra biologjike dhe ilaçe të skaduara e të paautorizuara. Analizat e Istitutit Superior të Shëndetit nxorrën në pah rrezikun e substancave që ai përdorte, të cilat nuk kanë asnjë certifikatë farmaceutike.

Gjykatësi urdhëroi edhe bllokimin e faqeve online që mjeku i rremë përdorte për të reklamuar dhe shitur produktet e tij, duke kërkuar mbylljen dhe çaktivizimin e tyre.