Skip to content
Të Gjitha

Hidhet nga kati i katërt i spitalit Shefqet Ndroqi një 65-vjeçar me Covid-19, ndërron jetë në vend

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në spitalin Covid2, Shefqet Ndroqi.

Mësohet se rreth orës 20:00 një pacient 65-vjeçar me iniciale H.M  është hedhur nga kati i katërt i këtij spitali.Hedhja nga kati i katërt ka qenë fatale për 65-vjeçarin i cili ka ndërruar jetë në vend.

Ndërkohë nga informacionet paraprake bëhet e ditur se pacienti M.H 65 vjeç nga Kruja, kishte dy ditë i shtruar, dhe ishte në gjendje të rëndë por jo i intubuar.

Kjo është ngjarja e dytë që ndodh në këtë spital pasi më 13 gusht, një 29-vjeçar u hodh nga kati i tretë i këtij spitali, në gjendje të rënduar psikologjike, ku për pasojë ndërroi jetë.
Viktima është Xhino Koça i cili ndodhej i shtruar në spital prej disa ditësh pasi kishte rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërsa në rrethana ende tronditëse mëngjesin e 13  gushtit në orën 04:30 u hodh nga kati i tretë i spitalit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.09.2020, rreth orës 20:00, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi H.M., 65 vjeç dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.