Skip to content
Të Gjitha

Hidhet në erë gjatë natës memoriali i Thimio Lolit në Finiq, tmerrohen banorët

· 1 min lexim

Mbrëmjen e djeshme është hedhur në erë memoriali i Thimio Lolit në Finiq. Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme, ku persona të paidentifikuar, e kanë goditur me mjete të forta e më pas e kanë hedhur në erë.

Personat përgjegjës janë larguar me shpejtësi nga vendi ngjarjes, pasi banorët janë zgjuar nga zhurma e shpërthimit.


Ky memorial është sulmuar edhe në dhjetor të vitit të kaluar nga persona të cilët grisën flamurin dhe i hoqën pllakën memorialit.


Memoriali në fshatin Kranë është ngritur rreth 7 vite më parë dhe në përshkrimin e tij shkruhet se i dedikohet Thimio Lolit për pjesëmarrjen e tij në çlirimin e Maqedonisë greke nga pushtuesit bullgarë.


Kujtojmë këtu se pak kohë më parë, pati përplasje në Finiq për shkak të tabelave rrugore që ishin të shkruara në gjuhën greke.

Këto tabela u hoqën nga ARRSH, vetëm pasi u ngrit shqetësimi në rrjetet sociale nga banorë të fshatrave përreth.