Hetimi kishte mangësi të theksuara, Gjykata e Lartë kthen për shqyrtim dosjen e Alket Hatisë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata e Lartë ka rikthyer për shqyrtim dosjen kundër Alket Hatisë, i cili njihet ndryshe edhe “Zoti i drogës”.

Një trupë provizore e krijuar nga KLGJ, vendosi të hedhë poshtë vendimin e Apelit të Durrësit.

Mësohet se Gjykata e Lartë ka vendosur rigjykimin, pasi dosja kishte mangësi të theksuara, shkruan “Dosja.al”.

Alket Hatia është i lirë që prej korrikut të 2017-ës, pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë.

Prokuroria iu drejtua Gjykatës së Apelit të Durrësit, që të kërkonte riarrestimin e të akuzuarit.

Ai kërkohet nga shteti Italian, pasi është dënuar me 20 vite për trafik droge dhe pjesëmarrje në banda kriminale.

Organi akuzës argumentoi, se lirimi i 45-vjeçarit është i padrejtë dhe në kundërshtim me aktet ligjore.

Alket Hatia akuzohet për trafikimin e 350 kg heroinë drejt Italisë.

Ai ishte shpallur në kërkim prej vitesh, por për të kishte shumë pak të dhëna.

Shpërndaje
Share.

Komento