Hetimi i Prokurorisë së Përgjithshme ndaj kryebashkiakut të Librazhdit, ja çfarë ka ndodhur 12 vite më parë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimin për të kaluarën e kryebashkiakut të Librazhdit, Kastriot Gurra.

Padia është depozituar pranë Prokurorisë nga Lëvizja Qytetare Sopoti, me përfaqësues Rexhep Hanën.

Sipas “Shqiptarja.com”, Hana ka indice, se Gurra në vitet 2007-2008 ka falsifikuar vulën e Drejtorit të Ujësjellësit të Librazhdit.

Në atë kohë, prokuroria nisi hetimet për Gurrën, pas akuzave për falsifikimin e vulës, me qëllim vendosjen e një drejtori të ri në krye të Ujësjellësit.

Në padi thuhet se kryebashkiaku asokohe ishte shpallur në kërkim, por nuk e ka paraqitur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit.

Për këtë arsye ai nuk mund të mbajë asnjë funksion të lartë publik.

“Ekziston dyshimi i arsyeshëm se subjekti Kastriot Gurra, ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për tu zgjedhur në një funksion të larte publik, në kuptim të nenit 2 të ligjit nr 138/2015. Ai në vitin 2008 ka qënë në hetim nga Prokuroria e Rrethit gjyqësor Elbasan për procedimin penal nr 944, vepra penale ‘Fallsifikim i vulave i stampave ose formularëve’, parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal, neni 188 Kodi Procedurës Penale” thuhet në padi ndër të tjera.

Hana i ka kërkuar Prokurorisë që të mbledhë prova, ndërsa PD nga ana tjetër i kërkon që ta ndjekë këtë padi.

Paditësi gjithashtu bën me dije, se disponon edhe dosjen e plotë dhe është i gatshëm, t’ja vërë në dispozicion organit të akuzës.

Kastriot Gurra mori mandatin e dytë në Bashkinë e Librazhdit më 30 qershor të vitit të kaluar.

Deri më tani, kryebashkiakët e denoncuar nga PD janë, Vladrin Pjetri i Shkodrës, Agim Kajmaku i Vorës, që të dy të larguar, Mark Babani i Vaut të Dejës, Agron Malaj i Matit dhe Qerim Ismailaj i Mallakastrës.

Shpërndaje
Share.

Komento