Skip to content
Të Gjitha

Hetimi i pasurisë dhe goditjet e OFL-së! “Brenda 10 ditësh do dalin emra në Tiranë që i njohin të gjithë dhe do çuditeni”

· 2 min lexim

Këtë javë e gjithë vëmendja mediatike, por jo vetëm, ka qenë e drejtuar nga njësia speciale ‘OFL’ dhe goditjet që i janë bërë botës së krimit.

Në vetëm 4 katër ditë punë janë zënë në rrjetë 14 persona, ku 7 prej tyre u janë sekuestruar pasuritë vlera e të cilëve përllogaritet në disa milionë euro, ndërsa 7 të tjerëve u është dërguar kërkesa me shkrim për të bërë auto-deklarim të pasurive të tyre dhe burimin.(Lexo këtu)

Së fundmi, analisti Lorenc Vangjeli i ftuar në ‘Opinion’ ka paralajmëruar se brenda 10 ditësh do publikohen emra që të gjithë i njohim dhe për më tepër do çuditemi.

Bëhet fjalë për persona që duhet të justifikojnë pasurinë e tyre, pronat, tokën dhe asetet e tjera.

Vangjeli preferoi të mos jepte emrat, por e konsideroi këtë goditje si  ‘krisma e Tiranës’.

Pjesë nga biseda

Fevziu: Po kur , o Lorenc? Ata e marrin vesh dhe i fshehin?

Vangjeli: Po vilat ku ikin? Brenda 10 ditësh do dalion emra shumë të njohur që këshilloj të mos i lexosh së do lodhesh. Po të them, prit krismën e Tiranës, do dëgjosh emra personazhesh që i njohin të gjithë. Marrëzia dhe diarreja duhen lënë të shkojnë deri në fund.

Rreth OFL ka folur gjerësisht edhe ministri i Drejtësisë Sandër Lleshaj, deklaratat e të cilit mund t’i lexoni në artikullin e mëposhtëm:

A e ‘prek’ OFL Saimir Tahirin? Ministri Lleshaj i thotë të gjitha, ja kush e harton listë e subjekteve ‘KÇK’