Skip to content
Kronikë

Heroi Anri Kashiku përcillet pasdite në banesën e fundit, çfarë thonë të afërmit

· 2 min lexim

Ditën e djeshme një ngjarje tragjike ndodhi në plazhin e quajtur Bishti i Palloit në Durrës.  Anri Kashiku u kthye në hero, që u sakrifikua mes dallgëve për të shpëtuar të gjallë dy të mitur; vëllain dhe shokun e tij, të dy 15 vjeç.

Heroi 19-vjeçar po përcillet sot për në banesën e fundit në Shënvlash të Durrësit.  Të afërmit mes dhimbjes së madhe të afërmit dhe fqinjët shprehin pikëllimin dhe dhimbjen e madhe, teksa e vlerësoojnë aktin e tij heroik.

Mes dhembjes dhe hidhërimit  të afërm e bashkëfshatarë kanë mbërritur pranë familjes e cila ka çelur dyert e mortit.

Një fqinje e përshkruan atë si djalë të urtë dhe se këtë vit kishte mbaruar gjimnazin.

“I urtë, i dashur, nuk bënte fjalë me askënd. Djalë hero që shpëtoi vëllain e vet dhe një komshi. Për vete vdiq. Ne po përjetojmë një dramë shumë të madhe. Mbaroi maturën këtë vit”, thotë ajo për gazetarët.

Ndërkohë që një tjetër shprehet: Na vjen keq për të. Është një dhimbje.

Kujtojmë që trupi i tij i pajetë u gjet rreth 20 metra nga bregu.  Ndërkohë që në njoftimin e policisë theksohet se pas ndihmës së dhënë, fëmijët janë nxjerrë në breg, ndërkohë që 18-vjeçari nuk ka mundur të dalë dot, pasi është mbytur për shkak të dallgëve të larta.  Sipas policisë, “roja bregdetare, shtetasi I. Sh., e kishte vendosur sipas rregullores flamurin e kuq, shenjën paralajmëruese për të mos u futur në det, pasi dallgëzimi ishte i lartë”.